Lulzim Peci “ambasador” në Beograd?
Ambasadorit aktual në Suedi, Lulzim Peci, pritet që shumë shpejt të i ndërrohet vendi nga ambasador që është tani, në shef Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Klan Kosova merr vesh se kompromisi që ai ta marrë këtë detyrë, në rast se nuk ndryshon diçka më vonë, u arrit sot në mbrëmje, në një takim që pati me ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj.
Të propozuar për këtë post ishin edhe dy ambasadorë tjerë, ai në mbretërinë e Belgjikës, Ilir Dugolli dhe tjetri në Maqedoni, Ylber Hysa.
Oferta më serioze ka qenë për këtë të fundit, i cili ka nuk e ka pranuar atë, me arsyetimin se është emëruar vonë si ambasador në Shkup, dhe se largimi i tij i shpejtë nga këtu, do të mund të kuptohej si ofendim për shtetin e Maqedonisë.
Megjithatë, fjala e fundit për ta emëruar një ambasador, si përfaqësues të Kosovës në Serbi, i takon kryeministrit Hashim Thaçi, i cili është edhe autoriteti i vetëm që mund të ndryshojë diçka në lidhje me këtë emërim./Dukagjini.com