Grabitet argjendaria e një shqiptari në Kroaci
Persona të panjohur mbrëmë në Trogir të Kroacisë kanë grabitur argjendarinë e një shqiptari nga Kosova.
Sipas njoftimit të policisë, persona të maskuar kanë hyrë në argjendarinë e pronarit Pal Bisaku, me ç`rast nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin stolitë e arit me një vlerë mbi 55 mijë euro. Policia kroate theksoi se grabitësit ishin profesionistë dhe se ata ishin të gatshëm edhe për të vrarë, me qëllim të realizimit të qëllimit të tyre.
Pronari 58 vjeçar është shqetësuar nga kjo grabitje e dhunshme, pasi që rrëmbyesit e kanë detyruar më pas të shtrihet për tokë dhe kanë shtënë me armë për ta frikësuar, njofton portali pc-netz.
Familja Bisaku është një nga familjet e njohura shqiptare në Kroaci dhe të suksesshme në biznesin e tyre./Indeksonline/