Kalo te lënda

Fajon:S’do ketë kthim të vizave

403x30243770imagesRaportuesja në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave dhe deputetja Tanja Fajon, njoftoi se gjatë kësaj jave nuk do të vendoset për kthimin e vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Komiteti në fjalë pritej që të enjten të votonte për vendosjen e mekanizmit mbrojtës për hapësirën evropiane pa viza, që praktikisht do të nënkupton se nëse miratohet në Parlament, atëherë do të hynte në fuqi masa e përkohshme për shfuqizim të regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“S’ka asgjë të re. Në Komitet dhe Parlamentin Europian këtë javë nuk do të ketë as debat e as votim për mekanizmin për pezullimin. Negociatat për miratimin e këtij mekanizmi vazhdojnë”, deklaroi Fajon. Gjashtë vende anëtare të BE-së, në tetor të vitit të kaluar kërkuan që në rast të keqpërdorimit, për vendet e Ballkanit perëndimor të kthehet regjimi i vizave për qarkullim në vendet e zonës së Shengenit.
 Përfaqësuesit e Këshillit Evropian, Komisionit dhe Parlamentit Evropian, në dhjetorin e kaluar nuk arritën të merren vesh për mekanizmin për pezullim të liberalizimit të vizave. Me vendimin e Brukselit që pritej të merrej ditën e enjte (nesër), vizat do të ktheheshin për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Shqipërisë. /standardi.info

Lini një koment