Daçiq: S’kam çka bëjë – do të flas me Haradinajn
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se për zgjidhjen e problemit në Kosovë do të bisedoj edhe me Ramush Haradinajn, nëse ai merr postin e kryeministrit.
“Nëse ai bëhet kryeministër, unë s’do të kisha ku të shkoj. Nëse ai merr postin e kryeministrit, unë nuk do të kem mundësi të them nuk dua, sepse nga ana tjetër është dikush që nuk me përgjigjet mua. Bisedimet nuk zhvillohen me ata që doni, por me ata me të cilët keni probleme”, ka thënë Daçiq për “Al Jazeera”.
Ai ka thënë se vendimi që të bisedoj me Hashim Thacin ka qenë i vështirë, duke ditur se askush tjetër nuk ka dashur (të bisedoj me të), por edhe rreziku që ka marrë mbi vete, që ndoshta nuk do t’i shpaguhet politikisht.
I pyetur se si duken takimet me Thaçin, Daçiq ka thënë se janë plotësisht normal.
“Ndoshta dikush ka pritur se do të rrihemi, që unë do ta godas, vras… Ne duhet ta kuptojmë se po jetojmë në shekullin 21. Nuk është qëllimi im që të takohem me të për t’u parë”, ka thënë ai.