Kalo te lënda

Beyonce, më seksi se kurrë më parë

fotoCAYNH181Këngëtarja, Beyonce, një vit më parë ka lindur vajzën, Bly Ivy por, bukuroshja ka dëshmuar se është më seksi se kurrë më pare, duke pozuar për numrin e ri të revistës, ‘GQ’.

Në ballinën e kësaj reviste, numri i së cilës ende nuk ka dalë në treg, këngëtarja shihet me një palë të brendshme leopardi kuq e zi dhe një bluzë të shkurtër bejsbolli.

Në këtë fotografi të saj, nuk mund të gjejmë asnjë shenjë nga shtatzania pasi që, këngëtarja ka qenë shumë e kujdesshme ta rikthej trupin në formën e mëparshme.

“Ndjehem më e bukur se kurrë me parë sepse unë kam lindur një vajzë. Gjëja më e madhe e të pasurit një vajzë është mundësia që të kesh një tragjëgimtare të vërtetë”, ka thënë bukuroshja në një intervistë të mëparshme./ndeksonline/

Lini një koment