Besnik Berisha, 700 mijë euro pa mbulesë
Besnik Berisha nuk ka mundur t’i arsyetojë rreth 700 mijë euro qarkullim. Është gjetur se u është shmangur edhe detyrimeve financiare ndaj shtetit. Për këtë arsye i është dhënë një vendim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës më të cilin konsideron “se paraqet rrezik të papranueshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës”.
Berisha prej javës është suspenduar nga pozita e drejtorit të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai kishte thënë se për shkak të djalit të axhës se tij, një polic i dyshuar, nuk i është lëshuar certifikata. Mirëpo arsyeja pse nuk i është lëshuar certifikata e sigurisë ka të bëjë më para.
Berisha është njeri prej zyrtarëve të pasur të shtetit. Është arsyetuar se fitimet i ka nga radiotelevizioni lokale “Festina” në Ferizaj, organizimi i koncerteve nëpër pishina të ndryshme dhe nga të ardhurat, shkruan “Koha Ditore”.
Burime nga Ministria e Punëve te Brendshme kanë thënë se shumica e drejtorëve dhe menaxherëve nuk janë certifikuar për shkaka të pamundësisë për t’i arsyetuar paratë dhe pasurinë.
Por në këtë proces nuk kanë kaluar ish-këshilltarët e Bajram Rexhepit për te cilët ai nuk kishte kërkuar verifikim.
Më shumë se në MPB nuk janë certifikuar në Ministrinë e Drejtësisë. Numri i tyre sipas burimeve nga kjo ministri është rreth 40…/Dukagjini.com