Kalo te lënda

Berisha i tronditur nga numri i shqiptarëve që po humbasin kombësinë

largea_january-9-16-14-152-jpg1357743659Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, deklaroi se gjithë shqiptarët do të pajisen me pasaportë shqiptare. Këtu përfshihen edhe shtetasit që janë pajisur me pasaporta në vendet ku kanë emigruar. Ai u shpreh si ishte tronditur nga numri i shqiptarëve që po humbasin zyrtarisht kombësinë.
“Unë sot janë i tronditur se po humbasim zyrtarisht kombësinë. Kjo është një çështje e rëndësishme, në vend të t’i mbledhim aty ku janë shqiptaret, me ligjin ekzistues te shtetësisë të humbasin shtetësinë. Ndaj dhe vendimin që dua të marrim sa më shpejtë, të fitojnë të drejtë të shtetësisë shqiptare të gjithë shqiptarët që kanë marrë shtetasin në vendet e Shengenit”, u shpreh Kryeministri.
Berisha ka nënvizuar më tej se duhet bërë gjithçka për të afruar sa më afër shqiptarët dhe për t’u ofruar atyre një shërbim sa më të mirë jashtë territorit të vendit.

Lini një koment