Vetëvritet, pasi lajmëroi në Twitter
Frederick Eugene Buhl, i njohur si Freddy E, e lajmëroi vetëvrasjen e tij në rrjetin social Twitter, e pas kësaj qëlloi veten me armë zjarri.
Reperi 22 vjeçar kishte publikuar disa fjalë, duke paralajmëruar fundin e jetës së tij. Ai kishte shkruar ”se Zoti po e thërriste të shkojë në shtepi” dhe se kishte gishtin në këmbëz të pistoletës.
Freddy E. ishte i njohur sidomos për programin e tij në You Tube, me titull “Jerk TV”.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pasi një tjetër këngëtar i ri i muzikës rap, Capital Steez, u vetëvra pasi kishte lënë disa mesazhe lamtumire në Twitter.
