Kalo te lënda

Vesa, do të këndojë rep

fotoCAEZATNXKëngëtarja Vesa Luma, tani jeton mes Prishtinës dhe Tiranës, ku ka te fejuarin, reperin Big Basta.
Me këtë të fundit ka të bëjë edhe angazhimi aktual i Vesës, pasi ajo po mëson këngët e tij, që do t’i performojë të dielën e ardhshme.

“Të dielën, tek e “Diela Shqiptare” do këndoj këngët e Bigut dhe ai të miat. Që i bie mos të flej gjumë deri të dielën, duke mësu rap, me çdo këngë nga 7 faqe”, ka njoftuar Vesa nëpërmjet rrjetit social Facebook.

 

Përndryshe, këngëtarja sivjet feston 20 vjetorin e karrierës në muzikë.
Ka qenë pikërisht korri i fëmijëve “Xixëllonjat”  me të cilin Vesa ka shkelur për herë të parë skenën.
Edhe këtë emocion këngëtarja e ka ndarë me fansat e saj në Facebook, duke shkruar: “Sapo mora një lajm të mrekullueshëm:)). Në Mars do të organizohet 20 vjetori i korit të fëmijëve “Xixëllonjat” atëherë ku unë shkela për herë të parë skenën falë mësueses të mrekullueshme të muzikës Drita Rudi. Mezi po pres. P.S. Spo më besohet që kam 20 vjet në skenë?” /Indeksonline/

Lini një koment