Kalo te lënda

Vajza 6 vjeçare i shpëton jetën babait

fotoCAK00ZBMNjë vajzë e vogël i ka shpëtuar jetën babait të saj të sëmurë me diabet, pasi i dha karamele.

41 vjeçari, Dave Fitzpatrick vuan nga diabeti dhe në një moment kur kishte të ulët nivelin e sheqerit në gjak, vajza e tij 6 vjeçare Lilly i dha karamele, sepse ai as mund të fliste dhe as mund të lëvizte.

Nëse vajza nuk do ta kishte ndihmuar 41 vjeçarin ai mund të kishte kaluar në gjendje kome.

Lilly, e cila dëshiron të bëhet mjeke kur të rritet thekson: “E di që karamelet e mia janë të ëmbla, kështu që i morra ato dhe i vura tek goja e babit”, shprehet vajza.

Ndërkohë që i ati, 41 vjeçari Dave thekson: “Nuk do të isha këtu pa ndihmesën e saj, ajo është një heroinë e vogël”.
Sakaq, nëna e vajzës, 39 vjeçarja Michelle nënvizoi: “Ajo i shpëtoi jetën. Ai nuk ishte në gjendje të lëvizte”./Indeksonline/

Lini një koment