Kalo te lënda

Trafikanti maltretoi ne Beograd tre kosovar

fotoCANWA517I besoi një të afërmi të tij se do ta dërgonte në Francë ilegalisht. Atij edhe i dha para për këtë punë.

Por të gjitha premtimet për një rrugë pa telashe përfunduan në Beograd.
Në kryeqytetin serb kishin filluar maltretimet për këtë të ri.

“Ni person i njhofshem i joni na ka nis me ni autobus deri ne Beograd e na ka marr fillimisht 200 euro,na ka malltretu na ka lon dy dit pa buke,na ka qit thiken nfyt na ka thirr familjen netelefon edhe ju ka thon birni hala pare,na tani jena dorzu vet npolici thungarise, na kan majt atje dy muj tani na kane kthy perms IOM-it..” ka thënë për Klan-Kosovë, Labinot Sulejmani.

E romi që i mashtroi tre kosovarët ishte kthyer përsëri në Kosovë për klient të ri. Mirëpo, atë e kishte takuar vëllai i njërit nga viktimat dhe i kishte qëruar hesapet me të.

“Vllau jem i ka ra mas ati e ka nxon edhe e ka qu polici” ka thënë Labinot Sulejmani.

Pasi e kishte rrahur ai e kishte dërguar në polici. Organet e rendit ndërmorën operacion arrestimi dhe prangosën personin A.B nga Klina, SH.G nga Koliqi I Poshtëm, P.H nga LLausha dhe A.H nga Skenderaj.

“Personat kanë filluar që në korrik e kallxon rastin thotë që na jena tu i hetu hetime vazhdojnë” ka thënë Remzi Azemi.

Sidoqoftë, tre të rinjtë nga pjesa lindore e Kosovës mbetën pa shkuar në perëndim. Ndërkaq, përvoja e tyre në rrugë ilegale i ka shty ata që më as mos të provojnë këto mënyra për të arritur në Evropë.

Lini një koment