Kalo te lënda

Natalie Velija pritet të jap intervistën e fundit

f1_06-detajet-balline-nr-11357506204Shtetasja gjermane Natali Velijaj, e akuzuar për skandalin e pasaportave pritet që këto ditë të jap intervistën e fundit para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, lidhur me avullimin e 1.4 milion eurove. Këtë e ka konfirmuar për rtk, avokati i saj mbrojtës, Tomë Gashi.

Gashi ka thënë se prokuroria e ka zvarritur ketë rast, duke pamundësuar identifikimit të emrave të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qe ka dhenë Velijaj në prokurori.

“Prokuroret e kanë pasur të lehtë që nëpërmjet xhirollogarive bankare të dinë se ku kanë shkuar parat, por po e zvarrisin këtë rasë dhe po pamundësojnë zbulimin e emrave që ka dhenë Natalija”, ka thënë Gashi.

Ai ka përsëritur  se klientja e tij paraprakisht ka kërkuar që duhet t’i krijohet mbrojtje dhe t’i ofrohet statusi i “dëshmitares bashkëpunuese”. /Indekonline/

Lini një koment