Më 10 janar hiqet 3.5 tonëshi
Më dhjetë janar do t’i jepet fund hyrjes së mallrave nga Serbia për në Kosovë në masën prej 3.5 tonësh e cila ka qenë në fuqi prej 21 dhjetorit deri më 10 janar dedikuar kryesisht serbëve të veriut.
Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë deklaruar se më 10 janar do të shkohet në Bruksel, por nuk do të lëshohet pe që masa prej 3.5 tonësh të hyë edhe pas 10 janarit pa doganë.
Sipas tyre, Kosova është një territor unik doganor dhe si i tillë do të mbetet, Dogana e Kosovës do të zbatojë legjislacionin që është në fuqi. Ndërkaq, në MPB kanë thënë se në takimin e dhjetë janarit në Bruksel do të diskutohet për ecurinë e deritashme të zbatimit të IBM-së, për hapat e mëtutjeshëm për funksionalizimin edhe të dy pikave tjera.
Gjithashtu bëhet e ditur se në këtë takim do të shtrohet edhe çështjen e efi kasitetit të autoriteteve serbe sidomos gjatë festave ku në pikat doganore krijohen kolona të gjata me shtetas të Kosovës.
Ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se nëse qeveria e Kosovës dëshiron që t’u krijojë privilegje serbëve në veri, atëherë këtë duhet ta rregulljë me ligj e jo “ad hoc” apo sipas vullnetit dhe presionit prej palëve, qoftë prej serbëve në Kosovë apo prej Beogradit, shkruan “Zëri”.
Eksperti për çështje ekonomike, Ibrahm Rexhepi, thotë se masa prej 3.5 tonësh që ka qenë e lejuar të hyjë nga Serbia për në Kosovë ka qenë si një benificion për qytetarët serbë në veri.
“Gjithqysh masa prej 3.5 tonësh duhet të hiqet, sepse jo vetëm që e dëmton Kosovën financiarisht por kjo tregon që Kosova nuk ka shtrirje, nuk ka pushtet dhe ligjet funksionojnë njësoj në të gjitha pjesët e saj”, ka thënë Rexhepi…/Dukagjini.com