Krasniqi, Daçiçit: Mos e prek përmendoren
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi nuk ka ndenjur pa komentuar tensionet e fundit rreth kërcënimit të Ivica Daçiçt se do ta heq me dëshirë ose me zor përmendoren e UÇPMB-së në Preshevë. Kreu i Kuvendit Krasniqi është irrituar nga kërcënimi i Dacicit se do ta heq me dëshirë ose me zor përmendoren e vendosur në Preshevë.
Madje, Krasniqi, i ka quar selam Dacicit, duke i thënë ‘mos e prek përmendoren’, raporton Klan Kosova.
Në mënyrë që të kundërshtohet Beogradi, Krasniqi thotë se duhet reciprocitet në kërkesat e qytetarëve të veriut të Kosovë me ato të shqiptarëve të jugut të Serbisë, territor që ai e quan ndryshe. “Duhet parë sigurisht me reciprocitet në mënyrë të veçantë me atë që ata po kërkojnë për serbët e pjesës veriore të Kosovës, natyrisht edhe ne duhet ta kemi parasysh shqiptarët e pjesës lindore të Kosovës”, ka thënë Krasniqi./Dukagjini.com