Kalo te lënda

Këngëtarja bullgare vjedh këngën e Nora Istrefit (VIDEO)

403x30243628NOOORAHiti i fundit “Pak li” i këngëtares se njohur bullgare, Galena, është kopjim i këngës se Nora Istrefit me titull “E Di”. Nora ka lancuar videoklipin e kënges “E Di” në tetor të vitit 2006 dhe është pjesë e albumit te saj “Opium”, me muzike të Artan Kastratit dhe tekst te Bekes.
Nuk dimë nëse është vjedhur apo është shitur, por kënga është riaranzhuar dhe publikuar në dhjetor të vitit 2012 nga këngëtarja bullgare, ndërsa ka arritur popullaritet në Youtube, duke arritur tani afer shifres prej 1 milionë klikimeve.

Duket sikur videoja është duke u promovuar nga kompania shqiptare OnAirMusic e cila ka filluar të operojë edhe në Bullgari.

Ndryshe, Nora sapo ka lancuar videoklipin e saj me te ri “Big Love” në bashkepunim me Vig Poppen e KAOS-it. Kënga është e realizuar nga Flori Mumajesi dhe është promovuar gjatë programeve festive te Vitit të Ri, raporton ORAinfo. Kënga është pëlqyer nga fansat ndërsa tani vjen edhe si videoklip.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=58zsry8Tx1g

Lini një koment