Kalo te lënda

Historia, beteja e re serbe-shqiptare

fotoCA362BSHHistorianët shqiptarë akuzojnë Serbinë për katër gjenocide në Kosovë. Por, historianët serbë pyesin: A hapi ndonjëherë Shqipëria shkollë serbe?

Pyetja se e kujt ishte Kosova dhe kush pati shtet i pari në këtë vendbanim, shkaktoi shumë polemika mes historianëve shqiptarë e serbë, të cilët për herë të parë, pas disa dekadave debatuan bashkë në një hapësirë, në emisionin “Tema”, transmeton gazeta jnk.

Aq më vështirë del të jetë ta shkruash historinë pa ofenduar tjetrin. Kush u soll më keq me njëri-tjetrin – serbët a shqiptarët?

Por, historianët nga Beogradi dhe Prishtina pajtohen se traumat e luftës ende ekzistojnë sikur edhe botëkuptimet e ndryshme për të, gjë që e bën të vështirë pranimin e realitetit nga palët.

Historianët nga Prishtina akuzojnë Beogradin se nuk kërkoi falje për katër gjenocide, që thonë se shteti serb i kreu në të kaluarën ndaj shqiptarëve.

Kurse ata nga Beogradi akuzojnë Prishtinën se po ia mohon lashtësinë dhe tapitë Serbisë mbi Kosovën.

Të ftuar ishin, historiani shqiptar, Jusuf Buxhovi, drejtori i Institutit të Historisë Moderne në Beograd, Momçillo Pavloviq, historiani tjetër i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Serbi nga Instituti i saj Balkanologjik, Çedomir Antiq dhe drejtori i Institutit të Arkeologjisë së Kosovës, Enver Rexhaj.

Dy palët thonë për njëra-tjetrën se u mungon objektiviteti shkencor në trajtimin e historisë./Indeksonline/

Lini një koment