Flet babai: Si m’i vodhi vajza paratë në kasafortë
Babai i 18-vjeçares Fatma Buziu e cila u arrestua nga policia pasi i kishte vjedhur të atit 88 mijë franga zvicerane dhe 40 milionë lekë të vjetër, ka deklaruar se do të hakmerret edhe ndaj të dashurit të vajzës për vjedhjen e parave.
Çifti bashkëjetonte prej disa muajsh në një apartament me qira në Durrës. Çifti Fatma Buziu 18 vjeçe dhe Ismail Xhindi 25 vjeç duket se kanë shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa më 3 janar janë pikasur nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu.
Sipas gazetës Panorama, babai nuk e ka miratuar asnjëherë lidhjen e së bijës me 25-vjeçarin, por kur është përballur me faktin e largimit të saj në një apartament të përbashkët me Ismail Xhindin, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të pohojë për rrethin shoqëror “se e ka fejuar vajzën”.
Në rrëfimin e tij në polici, Buziut, i cili tregon se si e bija arriti t’i vidhte nga kasaforta 88 mijë franga zvicerane dhe 40 milionë lekë të vjetër. Sipas tij, kjo shumë i përkiste hallës së vajzës, e cila ia kishte dërguar kohë pas kohe Shkëlqimit nga Zvicra, që ky t’ia ruante në kasafortë.