Dy vjet burgim për një postim në Twitter
Një qytetar kuvajtian që guxoi të postonte mendimet e tij në llogari të emirit të Kuvajtit është dënuar me dy vjet burgim nën akuzat për spekulim.
Një gjykatë në Kuvajt e dënoi të martën, Ayyad al-Harbin, me dy vjet burg për shkak të “ofendimit të mbretit” në rrjetin social Twitter, njofton Reuters.
Kuvajti është njëri nga vendet e prekura nga pranvera arabe, i cili rezultoi me ndërrimin e qeverisë në vitin 2011.
Edhe pse Kuvajti gjithnjë është radhitur në anën e vendeve arabe që kanë prirje demokratike dhe kanë marrëdhënie të mira me vendet Perëndimore e në veçanti Shtetet e Bashkuara, ai gjithashtu po përballet me kritika nga komuniteti ndërkombëtar për mosrespektimin e lirisë së shprehjes, lirisë së tubimit etj.
Edhe Katari një vend tjetër i Gjirit Persik po ballafaqohet me kritika të tilla sidomos pas dënimit me burg të përjetshëm të poetit që guxoi ta ofendonte liderin e Katarit dhe i cili shkroi poezi në përkrahje të kryengritjes tuniziane.
Ayyad al-Harbi në positmet e tij në Twitter nuk ishte përmendur asnjëherë drejtpërdrejt Emirin e këtij vendi, edhe pse sipas gjykatës të gjitha këto postime aludonin në të.