Çështja e përmendores, punë e kryer!
Deklaratat e Brukselit, lideri nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliu i ka mirëpritur sepse , sipas tij “edhe ne në Luginë jemi të interesuar për stabilitet dhe vet përmendorja e UCPMB-së simbolizon lirinë dhe paqen në Luginën e Preshevës. Prandaj edhe problemi është mes nesh. Prandaj, ftojmë serbët që t’mos na provokojnë, mos të na kërcënojnë për heqjen e përmendores, se ata janë bijtë e popullit”.
Zyra e kabinetit të Ashton nga Brukseli duke kërkuar uljen e tensioneve dhe heqjen dorë nga provokimet në Luginë kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve „Presheva Jonë“ se „çështja e përmendores është një problem i brendshëm i tyre në Serbi dhe palët duhet ta zgjidhin mes vete“.
Sipas Musliut “ne kemi mirëpritur deklaratat e Brukselit që problmet ne t’i zgjidhim pa tensionime dhe provokime. Ne në Luginë jemi të interesuar për stabilitet dhe vet përmendorja e UCPMB-së simbolizon lirinë dhe paqen në Luginën e Preshevës. Kjo është edhe aresyeja jonë pse do ta mbrojmë me mjete demokratike përmendoren e UCPMB-së, siç ishim dje unik tre kuvendet shqiptare, përçka kemi njoftuar edhe komunitetin ndërkombëtar dhe për çdo incident tash e tutje përgjegjës do të jetë Beogradi, të cilët kishin filluar të parët me kërcënime…”
Se çfarë pret nga dita e shtunë që mediat serbe trumbetojnë se „të shtunën merret vendim për përmendoren e UCPMB-së“, Musliu në vazhdim pohoi se „nuk ka çka të vendoset të shtunën, çështja e përmendores është kryer njëherë e përgjithmonë më 16 nëntor 2012 kur është vënë në qendër të Preshevës dhe se atë s’ka kush e luan prej aty..“.
„Edhe njëherë po paralajmëroj autortitetet serbe që të mos provokoj qytetarët e Luginës, të mos nxisë konflikte, të mos nxisë incidente me kërcënime të përmendores sepse ne atë nuk e kemi vënë as në Beograd e as në Nish por në vendin tonë ku jemi rritur e shkolluar, ashtu siç kemi mundur, aty ku stërgjyshërit tanë kanë folur shqip. Për ketë kemi njoftuar edhe komunitetin ndërkombëtar dhe çdo incident apo destabilitet rreth përmendores së UCPMB-së në Preshevë, fajtore do të jetë vetë Serbia e cila me kohë kishte kërcënuar..Prandaj dje ftova gjithë përfaqësuesit e tre Kuvendeve shqiptare në Preshevë..“ tha Musliu duke shtuar se përmendorja do të mbrohet nga popullata e Luginës së Preshevës përmes tubimeve gjithëpopullore për t’mos lejuar të prishet nga askush.