Autonomi për Kosovën dhe për serbët në Kosovë!
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qverinë e Serbisë Aleksandër Vulin ka shfaqur shpresën se Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë dot miratojnë rezolutën për Kosovën duke theksuar se ajo është reale dhe bazohet në të mundshmen
Duke folur në RTS për parimet e negociatave që do të dalin nga platforma, ai ka thënë se parimi i parë është që Kosova nuk do të jetë shtet – transmeton Koha.
“Ne ofrojmë autonomi të gjerë dhe atë që e ofrojmë e kërkojmë edhe për serbët. Kërkojmë që serbët të jetojnë në përputhje me zakonet e veta, të mbeten në Kosovë ata që janë, i vetmi populli në shekullin 21 që nuk mund të zgjedhë si dhe ku të jetojë”, ka thënë Vulin.
“Pas 12 vjetësh ne kemi dalë me qëndrimin tonë, deri më tash Serbia është sjellë si sekretaresh telefoni. I dërgohej porosia, ajo e kryente ose jo porosinë, kryesisht e kryente. Tani Serbia ka folur, ky është këndvështrimi ynë dhe nga ky nuk lëshojmë pe, më shumë nga ky nuk na jepni, më pak se ky nuk duam”, ka thënë Vulin.
Duke folur për takim e ardhshëm Daçiq – Thaçi, ai ka thënë se do të flitet për lirinë lëvizjes dhe për “dhunën” e këtyre ditëve.
Do të flitet edhe për veriun, por jo në kuptimin se Serbia dëshiron ta braktisë veriun, jo vetëm veriun por edhe për jugun do të flitet Ibrit. Mos t’i ndajmë gjithmonë serbët që jetojnë në Kosovë në veri dhe në jug”, ka thënë Vulin.