Aksident me fatalitet, një i vdekur
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka bërë të ditur per portalin standardi.info se njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë në QKUK. Raportohet se një veturë e markës “Audi” e ka goditur një veturë tjetër “Opel Corsa” duke e shkëputur në mes dhe duke e hedhur në ara.Një person 43 vjeçar nga fshati Obri e Ulët e Skenderajt, ka mbetur i vdekur në aksident komunikacioni që ka ndodhur të martën pasdite, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Rigjeve të Klinës.
Ndërsa lëndim të rënda ka marrë dhe një qytetar tjetër nga fshati Gllarevë e Komunës së Klinës i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë. Policia konfirmon rastin dhe vdekjen e një qytetari ndërkohë që nuk ka akoma të dhëna tjera për këtë aksident tragjik.
Nderkaq, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes të fshatit Gllarevë, kanë treguar se në ketë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura që janë përplasur në mes vete./standardi.info