Kalo te lënda

AK dorëzon kërkesën për federatën Shqipëri-Kosovë

f_0108113314946_mAleanca Kuq e Zi (AK), ka deponuar të martën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, nismë kjo e bërë publike prej 28 nëntorit, në Morinë.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu tha se shtetet shqiptare duhet të anëtarësohen në BE si federatë shqiptare me 2 njësi, që rrëzon kufijtë, por nuk i ndryshon ato.

“Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE. Ky është një detyrim që duhet ta kishte klasa politike shqiptare që duhet të provojë se nuk është peng i vendeve antishqiptare”, theksoi Spahiu.

Sipas kreut të AK-së, referendumi është një akt historik, ndërsa bashkimi i dy shteteve nuk ka pengesë nga asnjë faktor i brendshëm apo i huaj.

“Shqipëria dhe shqiptarët pasi kaluan një vit jubilar të 100-vjetorit të bashkimit, kemi hyrë në vigjilje të 100-vjetorit të copëtimit. Një shekull pas copëtimit barbar të trojeve etnike shqiptare, ne vijmë me një akt historik për të depozituar në KQZ kërkesën për nisje të procedurave për bashkimin e dy shteteve shqiptare. Parimi i vetëvendosjes është themeli i sovranitetit popullor. Kjo kërkesë është një test që shtetasi Berisha të provojë që nuk është peng i Beogradit. Berisha të mos guxojë të pengojë të drejtën e miliona shqiptarëve për vetëvendosje”, ka deklaruar Spahiu. /Telegrafi/

 

Lini një koment