Kalo te lënda

Zhaku, Enver Petrovcin e quan “Serbocksi”

zhaku1Zhaku, ylli i TV-së shqiptare, e cila vitin që lamë pas u bë protagoniste shumë e përfolur në media, pas largimit të saj të parakohshëm nga reality shou “Vip Shpija”, si pasojë e fjalosjes së ulët me Dr. Florin, ka vendosur të botojë një libër autobiografik dhe t’i paraqes, përveç shumë të pathënave, edhe bisedat private me banorët tjerë të shtëpisë.

Ndërkaq, përveç bisedave, ajo banorëve ua ka ndryshuar emrat, duke i përshtatur, sipas saj, me karakteret e tyre.

Në libër, vetën Zhaku e quan Nika, ndërkaq, aktorin tonë, Enver Petrovcin, ajo e quan “Aktor Serbocksi”.

Albana Osmanin, Zhaku ka vendosur ta quajë “Hajvana ose Vana shkurt”, Flori Mumajesin “3-pikëshi”, Dr. Florin “Dr. Klori”, Shkëndije Mujajn “Shpërthime”, ndërkaq Elvana Gjatët, thjeshtë me “këngëtarja”.

Autobiografia e Inida Gjatës (Zhakut) titullohet “Trimnika”, ku ajo si personazhi kryesor, e vetëquajtur në libër Nika (Trimëreshë), të “shërbejë” si një libër i hapur për të gjithë ata që e duan dhe ata që e kanë inat, për miqtë që tashmë i ka armiq të përbetuar, persona që janë në rrethin e medias televizive dhe artistëve. /Dukagjini.com

Lini një koment