Kalo te lënda

Vjedhin mbi gjashtë mijë euro në xhami

f_0107110310837_mPolicia e Kosovës njoftoi se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrat e Bashkësisë Islame që gjenden në Xhamin e qytetit në Han të Elezit me ç’rast kanë vjedhur 6.555 euro.

Në raportin e policisë thuhet se ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në zyrat e Bashkësisë Islame që gjenden në Xhamin e qytetit.

“Aty kanë vjedhur të holla në vlerë 6.555 €, të cilat ishin të mbledhura nga pagesa e anëtarësisë dhe nga ana e xhematit”, thuhet në raport.

Lini një koment