Kalo te lënda

Sekreti i Tunes

403x30243562TunaPërpara se të bëhej pjesë e muzikës, Tuna është marrë me sporte luftarake. Mirëpo babai i saj, një sportist i njohur, ishte kundër kësaj nisme, për çka ajo nuk është penduar që e ka dëgjuar. “Absolutisht, me karakterin që kam, do të kisha arritur shumë dhe do të bëhesha një sportiste e suksesshme”, – deklaron ajo për “Koha Ditore”, e cila tregon më tej se është e fuqishme kur gjuan me këmbë dhe me grusht.
Këngëtarja tregon se, edhe pse është shumë e ngarkuar me projekte që kanë të bëjnë me karrierën e saj, gjen kohën e lirë duke hequr stresin në palestër, aty ku sportistët e sporteve luftarake përgatiten për duelet e tyre. Por, jo gjithçka është e rastësishme. Tuna që e re është marrë me sport, madje është e bija e një prej mundësve më të mëdhenj shqiptarë që kanë arritur të marrin dhe medalje olimpike, por me kalimin e kohës sporti i ka mbetur vetëm hobi. “Më herët kam ushtruar edhe kikboks. Ushtroj dhe tani dhe e kam hobi.
Para një projekti të madh, thërras trajneren time dhe stërvitem maksimalisht. Ka ndodhur që disa muaj të vrapoj shtatë deri nëntë kilometra në ditë. Trajneri me të vërtetë habitet me mua se si arrij t’i kuptoj shumë shpejt të gjitha lëvizjet. Ushtroj, çka e bëj me kënaqësi”, – ka shtuar Tuna, e cila veç pasionit për artet marciale, asnjëherë nuk e harron futbollin, basketbollin, tenisin dhe sportet e tjera.
“Është e vërtetë që jam një adhuruese e madhe e sporteve luftarake. Më shumë adhuroj mundjen, ndoshta për shkak të babait tim”. Shaban Sejdiu, babai i saj, ka fituar dy medalje të bronzta në Lojërat Olimpike në Moskë (1980) dhe Los Anxhelos (1984). Rrugën e të atit e ndoqi edhe ajo në fëmijërinë e saj, deri në moshën 15-vjeçare, kur edhe nisi të merrej më seriozisht me muzikë.
Në fakt, Tuna në shumë sporte muzikore tregon edhe aftësitë e saj sportive. Për shembull, në duetin e 2009-ës me Vig Poppa (KAOS) me këngën “E boj nxehtë” shfaqet duke goditur me këmbë dhe me grushte.

Lini një koment