Sekretarja Clinton kthehet në punë
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton kthehet në punë sot pasi u mëkëmb nga një mpiksje e gjakut në kokë që e detyroi të kalonte tre netë në spital.
Ajo doli nga spitali javën e kaluar, pas një muaji shqetësimesh shëndetësore që përfinë një virus në stomak dhe një goditje që pësoi pasi i ra të fikët.
Departamenti i Shtetit thotë se zonja Clinton do të zhvillojë takim me dyert të mbyllura sot me ndihmës sekretarët e shtetit, por jo takime publike.
Ajo ka në plan këtë javë të takohet me presidentin afgan Hamid Karzai i cili do të vizitojë Uashingtonin.
Megjithëse jo në zyrë, zonja Clinton ka biseduar me telefon me personelin e saj dhe disa zyrtarë të huaj.