Kalo te lënda

Sadriu: Vulin lëshon Kosovën (video)

Uten navnAleksander Vulin e ka lëshuar Kosovën. Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë për ORAinfo se pas përfundimit të vizitës në Kosovë, në orët e mbrëmjes, Vulin është përcjell nga Policia e Kosovës drejt pikave kufitare me Serbinë.

“Ai ka marrë leje për t’i festuar Krishtlindjet Ortodokse sot në Kosovë. Pas përfundimit të vizitës ai nën përcjelljen e Policisë së Kosovës është nisur drejt pikave kufitare për tu larguar nga Kosova dhe tani veç e ka lëshuar Kosovën”, ka thënë Sadriu për ORAinfo, duke mohuar se Vulin është larguar me dhunë nga Kosova.

Ndryshe Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Graçanicë disa serb pas liturgjisë së Krishtlindjes në manastirin e Graçanicës.

Ndërsa burime të ORAinfo brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se janë arrestuar nëntë persona, të cilët ishin në përcjellje të Vulinit.

“Policia e Kosovës është ajo që duhet ta bëjë përcjelljen e Vulinit, ndërsa të arrestuarit janë përpjekur që ta bëjnë detyrën e policisë, për çka edhe janë arrestuar”, ka thënë një burim brenda Policisë. (ORAinfo)

Lini një koment