Kalo te lënda

Remi: Serbia të mos provojë rrënimin e lapidarit të UÇPMB-së

f_0107205806752_mIsh komandanti i UÇK-së për rajonin e Prishtinës, Rrustem Mustafa – Remi, kërkon nga institucionet e Kosovës që të vazhdojnë reciprocitetin me Serbinë në të gjitha fushat dhe ka kërkuar nga autoritetet serbe që të mos ndërmarrin veprime për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se reciprociteti me Serbinë duhet të shtrihet edhe në respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Presheve, duke kërkuar nga autoritetet serbe që të mos ndërmarrin veprime për rrënimin e Lapidarit që nderon ushtarët e UÇPMB-së.

“Kërkoj që mes shteteve tona të ketë reciprocitet të plotë, në të gjitha fushat. Po ashtu i bëj thirrje koordinatorit për bisedimet me Serbinë, Blerim Shalës dhe zëvendëskryeministres së angazhuar në dialogun teknik, Edita Tahiri, që të punojnë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare që t’ua sqarojnë autoriteteve serbe se logjika e rrënimit të lapidarëve nuk është rruga e duhur që ndihmon në realizimin e raporteve mes shteteve tona”, ka thënë Mustafa për portalin Korieri.Info.

Ai ka kërkuar nga pjesëmarrësit e Qeverisë së Kosovës në dialog me Serbinë, që t’ua përkujtojnë atyre se edhe në Kosovë ka shumë lapidare serbe, të ndërtuara në vendbanimet serbe, “e që janë në kundërshtim me historinë e re të Kosovës, e për të cilat ne nuk kemi ndërmarrë veprim të tillë, pasi konsiderojmë se zgjidhjet në këtë shekull duhet t’i kërkojmë përmes dialogut dhe jo në forma tjera të cilat nuk kontribuojnë në normalizimin e raporteve mes shteteve tona”, ka deklaruar Mustafa./Telegrafi/

Lini një koment