Kalo te lënda

Në veri, të shtëna armësh si në luftë

f_0107130704852_mKremtimi i Krishtlindjeve ortodokse serbe në veri të Mitrovicës është shoqëruar me të shtëna të shumta të armëve. Të shtëna të shumta të armëve kanë ngjallur në kujtesën e shqiptarëve në lagjet veriore, por edhe në jug të Mitrovicës, kohën e luftës.

Të shtëna nga të gjitha anët, gjatë manifestimit që është mbajtur në kishin “Shën Dimitrije”, në veri të Mitrovicës, e ku merrnin pjesë mbi 800 serbë, kanë shqetësuar dhe kanë frikësuar shqiptarët dhe joshqiptarët, shkruan “Zëri”.

Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksander Vulin, i cili natën e mbrëmshme e ka kaluar në “Lagjen e Boshnjakëve”, në familjen Pesiq të Klinës, ndërkaq të hënë rreth orës 7:00, drejtori i Zyrës për Kosovën, ai është larguar nga Mitrovica.

Sipas informatave që ka siguruar gazeta “Zëri”, Vullin është nisur për në Graçanicë.

Në manifestimin qendror për këtë kremte serbe, e cila është mbajtur në veri të Mitrovicës, ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, i cili kishte hyrë në Kosovës përmes rrugëve alternative, në Jarinje.

Ndërkaq, zëvendësi i drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Ergin Medic, ka konfirmuar të shtënat e shumta të armëve, por ai është inkurajuar me faktin, se nuk është shënuar asnjë incident.

Lini një koment