Në Graçanicë arrestohen 9 bodigardë të Aleksandar Vulinit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Graçanicë disa serb pas liturgjisë së Krishtlindjes në manastirin e Graçanicës.
Koordinatori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Zlata Radovanoviq ka konfirmuar për mediat serbe se disa persona janë shoqëruar në polici në Graçanicë, por nuk ka mundur të konfirmoj se pse është bërë një gjë e tillë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se ka informacione se janë arrestuar nëntë persona.
Sipas tij, arsyeja e arrestimit ka qenë pasi që ata mbanin shenja të Mbrojtjes Civile.
Të arrestuarit, për të cilët thuhet se ishin në përcjellje të drejtorit të Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin, gjendet ende në stacionin e policisë në Graçanicë.
Burime të ORAinfo brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se janë arrestuar nëntë persona, të cilët ishin në përcjellje të Vulinit.
“Policia e Kosovës është ajo që duhet ta bëjë përcjelljen e Vulinit, ndërsa të arrestuarit janë përpjekur që ta bëjnë detyrën e policisë, për çka edhe janë arrestuar”, ka thënë një burim brenda Policisë. (ORAinfo)