Kalo te lënda

Makolli: Reciprociteti me vizitat duhet të vazhdojë

f_0106234709702_mMinistri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se Serbia as që duhet të tentojë ta largojë përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së, e cila është vendosur në Preshevë.

“Përmendorja nuk duhet të largohet. Besoj se Serbia nuk do të bëjë gabime sikur në të kaluarën. Serbia duhet të largohet nga politikat kontrontuese”, është shprehur Makolli për “Epoka e Re”.

Ai ka vlerësuar se çdo provokim i situatës në Luginë të Preshevës do të ishte në dëm të përpjekjeve për paqe në Ballkan. Ndërkaq, sa i përket mos lejimit të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, që ta vizitojë Kosovën, Makolli ka thënë se parimi i reciprocitetit për vizitat duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lini një koment