Lugina do ta mbrojë lapidarin e UÇPMB-së
Monumenti i ushtarëve të rënë të UÇPMB-së do të mbrohet me të gjitha mjetet demokratike. Ky vendimi unanim i delegatëve të kuvendeve të tri komunave shqiptare në Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), që është marrë sot në një mbledhje të përbashkët.
Kuvendarët komunalë, udhëheqësit e pushteteve lokale të tri komunave, liderët e të gjitha partive politike shqiptare dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇPMB-së, në një takim të përbashkët, për më shumë se tri orë kanë debatuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës.
Veçmas është diskutuar për situatën e krijuar në Preshevë pas vendosjes së pllakës përkujtimore për dëshmorët UÇPMB-së dhe kërëcnimeve të autoriteteve të Beogradit për rrënimin e forcë të këtij monumenti, transmeton “Prsheva Jonë”.
Ndonëse gjatë debatit kishte propozime të ndryshme rreth mbrojtjes së këtij monumenti, konstatimi i përbashkët ishte se lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së duhet të mbrohet me të gjitha mjetet demokratike.
Përfaqësuesit e kuvendeve të tri komunave shqiptare në Luginën janë dakorduar që ditëve të ardhshme, të premten dhe shtunën, të mbajnë sërish takime për të koordinuar hapat e mëtutjeshëm rreth mbrojtjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë. /Telegrafi/