Kalo te lënda

Libia është në prag të njohjes së Kosovës

libia-645x400Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë së Jashtme e të Brendshme dhe të Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq, u takua në Tripoli me zyrtarët e qeverisë së këtij vendi, të cilët, siç thotë ai, janë nën presion që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ministri Jashtëm libian më tha troç se ata janë nën presion të madh nga vendet në rajon dhe vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Unë i thash se po bëhet një dialog intensiv mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe se ne nuk do ta vlerësojmë mirë hapin që Libia ta bëjë këtë”, tha Lajiq, transmeton “Blic”.

Lajiq, sipas një deklarate nga zyra e tij, tha se nuk pret që Libia edhe një kohë ta njoh Kosovë, dhe se Serbia duhet “ta vazhdojë dialogun politik për të sjellë në vëmendje pasojave negative të njohjes mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Libia”./Dukagjini.com

Lini një koment