Kryeministri Thaçi me plan konkret për veriun
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkoj në Bruksel më 17 janar në takim me kryeministrin serb, Ivica Daçiq me plan konkret për zgjidhjen e problemit të veriut.
Burime të RTK-së kanë thënë se ky propozim është në fazën përfundimtare dhe do të shtrohet për diskutim në Bruksel.
Ky plan përfshin mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike në tri komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, krijimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, si dhe shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri.
Po ashtu bëhet e ditur se ky plan nuk do ta kaloj pakon e Martti Ahtisaarit.