Kalo te lënda

Kreu i PS fton FRD e LSI në koalicion

edi-rama-2009-11-20-14-11-56-640x400Konferencë për shtyp në “Twitter” me Edi Ramën. Ishte gjetja e fundit e kryesocialistit këtë fillimviti, përmes së cilës Rama u përpoq të lëshonte ftesa për bashkëpunim politik. Së pari, ftoi Frymën e re Demokratike të ish-Presidentit Bamir Topi.

Rama shkruan: “FRD duhet te çlirohet nga kompleksi se bashkimi ne frontin opozitar mund te shihet si tradheti. Barazlargimi ndihmon regjimin!”. Më pas një mesazh i drejtpërdrejt në adresë të Ilir Metës. “LSI duhet te zgjedhe: Paterice e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do bënte edhe një akt vullneti te mire”, shkruan Rama.

Kryesocialisti thekson se “duhet nje front opozitar pa paragjykime. Prioriteti i pare është largimi i regjimit me vote mbarëpopullore”.

Në këtë të ashtuquajtur konferencë për shtyp, Rama ripërsërit prioritetet e programit politik të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, kryetari socialist gjatë konferencës on-line për shtyp, është shprehur se “Vajza e Saliut ka te drejte, jam politikani me i akuzuar ne Shqipëri por fale babait te saj ama”.
Ngjarja që mbërtheu Partinë Socialiste ditët e fundit, ajo e arrestimit për vjedhje në Amerikë të Kosta Barjabës, nuk mund të dilte jashtë vëmendjes.

Rama është përpjekur të anashkalojë situatën e vështirë, duke thënë: “Problemi i shqiptareve s’është Barjaba qe sot është para gjyqit, po hajduti biblik Baraba qe sot është Kryeministri shqiptar!”

Në këtë të ashtuquajtur konferencë për shtyp, Rama ripërsërit prioritetet e programit politik të Partisë Socialiste.

Lini një koment