Kalo te lënda

Hagel dhe qëndrimet e tij për Kosovën

hagel-645x400Presidenti amerikan, Barack Obama ka emëruar sot edhe dy personalitete në ekipin e tij të sigurisë kombëtare, për sekretar të ri të Mbrojtjes ish-senatorin, Chuck Hagel dhe për shef i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit-CIA, këshilltarin për kundërterrorizëm, John Brennan.

Menjëherë pas kësaj zëra relevantë dhe jorelevantë në Washington janë deklaruar pro dhe kundër emërimit të ish senatorit Hagel. Kundërshtarët i përmendin disa qëndrime të tij si kundërthënëse, në radhë të parë duke e quajtur anti-izraelit dhe të butë ndaj masave kundër Iranit.

Obama duke përdorur fjalët më lavdëruese për të emëruarin Hagel, tha se ai do të jetë përveç tjerash edhe “veterani i parë i luftës në Vietnam që do të udhëheqë ministrinë amerikane të Mbrojtjes”. Ish-senatori, Hagel është nga radhët e Partisë republikane, mirëpo Obama tha se ”kur është fjala tek mbrojtja e vendit, ne nuk jemi republikanë e demokratë, por amerikanë”.

Edhe historiku i qëndrimeve të ish-senatorit Hagel për Kosovën është kundërthënës. Derisa në periudhën 1998-99 ai ishte nga të paktët republikanë i zëshëm që mbështeti vendimin e presidentit, Bill Clinton për ndërhyrje ushtarake kundër forcave serbe në Serbi dhe në Kosovë, ndërkohë, pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, senatori Hagel do t’i shkruante një letër ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Amerikës duke ua tërhequr vërejtjen mbi rrezikun e njohjes së shpejt të pavarësisë së Kosovës.

Shqetësimi i senatorit Hagel atëbotë kishte të bënte me Rusinë dhe trazirat që do të mund të shkaktonte njohja ‘e parakohshme’ në raportet midis Washingtonit dhe Moskës. Pavarësisht këtyre qëndrimeve, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Hagel në pozitën e shefit të Mbrojtjes do të ndjek besnikërisht politikën e presidentit Barack Obama.

Lini një koment