Kalo te lënda

“Greqia po ec në drejtim të njohjes së Kosovës”

Greek_flag_by_Stathis-645x400Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, në një intervistë për Radio Dukagjinin ka deklaruar se Greqia është afër njohjes së shtetit të Kosovës. Madje ai ka shtuar se avancim në këtë drejtim ka bërë edhe Sllovakia.

Panariti potencoj se Greqia është duke lëvizur drejt njohjes së Kosovës.

“Greqia ka hapur zyrën e saj në Athinë për përfaqësimin e Kosovës, ka hequr normalisht pengesat për dokumentat e lëvizjes, qytetarët e Kosovës lëvizin lirisht. Greqia po ecen në drejtim të njohjes formale të pavarësisë së Kosovës. Po ashtu përpjekje dhe avancim të dukshëm po bën edhe Sllovakia”, ka theksuar Panariti.

Lini një koment