Kalo te lënda

Fatmir Limaj do të jetë sërish në kryesinë e PDK-së

fatmir-limajFatmir Limaj, njëjtë sikurse shtatë vjet më parë, duket se do ta përcjellë Kongresin Zgjedhor të PDK-së nga qelia e burgut.

Por, kjo nuk do t’i pengojë atij të zgjidhet në organet drejtuese të kësaj partie. Ish-Ministrit të Transportit planifikohet t’i bëhet një vend në Kryesinë Qendrore.

Sipas të gjitha gjasave, Fatmir Limaj do ta përcjellë Kongresin Zgjedhor të PDK-së më 26 janar ashtu siç i kishte ndodhur në tetor të vitit 2005 në Kongresin e Tretë të Partisë.

Para shtatë vjetësh, Limaj ka qenë në paraburgim në Hagë, ndërsa tash është po ashtu prapa grilave i akuzuar për krime lufte.

Edhe pse ishte në Hagë, Limaj ishte propozuar për anëtar të Këshillit Drejtues të partisë dhe me aklamacion kishte marrë aprovimin. Pastaj ishte ngjitur në pozitën e Nënkryetarit të Parë, kur u liruar nga Tribunali.

Të njëjtën rrugë pritet ta ndjekin zyrtarët e PDK-së edhe në Kuvendin e Gjashtë të PDK-së, që pritet të mbahet në javën e fundit të këtij muaji, shkruan Express.

Por, nuk dihet nëse Limaj do të mund ta ruajë pozitën e dytë në parti./Indeksonline/

Lini një koment