Kalo te lënda

Daci: E pamundur bashkëqeverisja Thaçi-Haradinaj

f_0107233608458_mKryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj nuk mund të bashkëqeverisin së bashku.
“Unë do të them se jam në përkrahje të Ramushit, por nuk besoj se dy liderët e luftës mund të bashkëqeverisin bashkërisht”, është shprehur Daci për Epokën e Re.

Ai i ka sugjeruar Haradinajt mos të heqë dora nga kërkesa për t’u bërë kryeministër, por këtë pozitë, sipas tij, ai duhet ta marrë pas zgjedhjeve nacionale, të cilat ka kërkuar të mbahen këtë vit. /Telegrafi/

Lini një koment