Kalo te lënda

Brukseli ulni tensionet

brukseli-645x400Po bëhen gati dy javë pas këmbimit të deklaratave herë-herë kërcënuese nga Beogradi, gjegjësisht nga kryeministri serb Ivica Daçiq dhe përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës rreth (mos) heqjes së përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së ngritur ditë më parë në Preshevë.

Kurse deklaratat e Daçiqit rreth mos shkuarjes më 17 janar në Bruksel “pa prishur përmendoren e UÇPMB-së” zyrtarët BE-së nuk kanë dashur t’i komentojnë prononcimet e tij.

Se si e vlerëson situatën aktuale dhe deklaratat rreth përmendores Brukseli i shqetësuar rreth kësaj situata nga palët ka kërkuar të ulin fjalët dhe të punojnë më shumë për c‘tensionimin e situatës në Luginë për hirë të paqes dhe stabilietit në rajon.

Lidhur me deklaratat e liderëve serbe dhe shqiptarë si dhe përmendoren e UÇPMB-së, Maja Kocijancic zëdhënëse e BE-së, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” që të ulen tensionet.

“Kjo është çështje e brendshme. Ne shpresojmë që autoritetet serbe si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal do të trajtojë atë sipas ligjeve, në një mënyrë që nuk do të provokonte dhe tensiononte pa nevojë situatë e mëtutjeshme…“, ka thënë ajo./

Lini një koment