Kalo te lënda

Beogradi premton heqje shpenzimesh për fëmijët serbë që lindin në Kosovë

f_0107125905959_mBesimtarët ortodoksë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës gjatë natës që lamë pas, kanë festuar sipas kalendarit julian, Kërshëndellat ortodokse.

Kësaj feste në veri të Mitrovicës i është bashkangjitur edhe shefi i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë Aleksandar Vulin, i cili ka kremtuar në familjen e Radisa Pesicit në lagjen e boshnjakëve.

Në veri të Mitrovicës ka pasuar shumë të shtëna me armë zjarri dhe fishek zjarre, por nuk është lënduar askush, thonë nga policia e Kosovës.

“Kam ardhur në ‘Lagjen e boshnjakëve’, në vendin që ka shumë pasiguri dhe dhunë, tek ata që mendojnë se shteti i Serbisë këtu duhet të ekzistojë” ka thënë Aleksandar Vulin dhe ai ka kërkuar nga serbët të lindin fëmijë më shumë, sepse shtetësia e Serbisë në Kosovë varet nga lindja e fëmijëve, ka thënë ai, njofton korrespondenti i Kohës Ditore.

“Shteti i Serbisë do të jetë aq sa do të këtë serbë, e në Kosovë do të jetë aq sa do të lindin fëmijë. Asnjë fëmijë nuk është në numër i tepërt në Kosovë dhe nuk guxon që të ngel pa bukë, kujdes mjekësore pasi që shteti i Serbisë nuk është aq i varfër sa të mos i mbulojë shpenzimet për fëmijët”, ka thënë Vulin në familjen Pesic e ardhur komuna e Klinës.

Vulin ka qenë i ruajtur edhe nga pjesëtarë të të ashtuquajturës Mbrojtja Civile serb e cila gjatë gjithë natës ka patrulluar në lagjen e boshnjakëve me uniforma. /Telegrafi/

Lini një koment