Agimi i “Artë” grek, ka kryepeshkop Janullatosin dhe Hitlerin
Deklaratat e mirëfillta politike të agimit të zi neonazist grek kundër kombit shqiptar, si dhe mbështetja për Janullatosin, ishin tregues të qartë se misioni Janullatos është pushtimi fetar i ortodoksisë dhe imponimi politik për Vorio epirin me fantazmat neonaziste. Mbështetja që i japin këtij prifti, pa diskutim që është në kundërshtim me misionin e tij fetar. Ndodh rastësisht apo ka një strategji? Kjo forcë politike, fatkeqësisht dhe parlamentare në Greqi, na bën të mendojmë thellë dhe të bëjmë kujdes me këtë provokim të hapur nazisto-Janullatos.
Janullatos nuk kërcënohet nga askush në Shqipëri, por veprimtaria e tij shovinisto-naziste greke, në dëm të kombit shqiptar po e rrezikon vetë atë. Shpeshherë, punët që bën njeriu i sjellin atij humbjen dhe rrezikun, të cilin ai e ndjen për shkak të koshiencës që ka personalisht vetë. Kjo po ndodh dhe me Janullatosin.
Të merresh me ceremoni përkujtimore të ushtrisë greke pushtuese në Shqipëri dhe me mbështetje politike të një partie me pikëpamje raciste dhe sidomos anti izraelite si ajo e agimit të zi grek, patjetër që ndjehesh i kërcënuar nga veprimi anti shqiptar.
Të bësh një fushatë të hapur për deklarimin grek dhe të atyre që s’janë të tillë, patjetër që ndjehesh i kërcënuar nga veprimi anti shqiptar.