Zana Krasniqi, tre muaj shtatzënë me anglezin
Supermodelja e njohur, Zana Krasniqi, së shpejti do të bëhet nënë. Kështu kanë njoftuar disa site kosovare, të cilët kanë cituar burime afër familjarëve të saj.Zana, e cila ka një kohë të gjatë që është në lidhje dashurie me Fitim Fazliun, po shijon muajt e parë të shtatzënisë, edhe pse është munduar që ta fshehë këtë lajm nga mediat.
“Zana është shtatzënë në muajt e parë të shtatzënisë, afërsisht 2-3 muajshe, dhe meqë është ende në muajt e parë, ajo nuk ka dëshiruar ta bëjë publike dhe po mundohet ta fshehë me shumë forcë, pasi gjithmonë jeta e saj personale ka qenë tejet e mbyllur për median”, shkruajnë mediat vendase.
Zana ka një kontratë disavjeçare me agjencinë amerikane të modës “Wilhemina”, ndërsa për momentin po shijon shtatzëninë e parë pranë familjes së saj. I dashuri i saj është biznesmen, i cili ka lënë Londrën për t’u lidhur me Zanën. Më pas, Londra ka qenë si vendstacioni i takimit të tyre./standardi.info