Kalo te lënda

Reperi shqiptar që jeton në SHBA, G4SHI publikon “Lana’s song”

G4SHI-386x170Reperi G4SHI, i cili zhvillon karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ka publikuar videoklipin e tij më të ri.
Kënga titullohet ”Lana’s song” (Kënga e Lanës), dhe përfshinë edhe zërin e këngëtares Lana Del Ray.
Larry Gashi , i njohur me emrin skenik G4SHI, (The Kid Gashi) është një prej artistëve premtues në skenën e hip-hopit në Nju Jork.
Si shumë shqiptarë të tjerë në Kosovë të detyruar prej regjimit serb dhe familja Gashi u largua nga vendlindja për t’i shpëtuar vdekjes dhe në kërkim të një jete më të mirë u vendosën në Libi të Afrikës ku më 4 tetor të 1989 do tu lindte një djalë.
Gashi do të kalonte fëmijërinë e tij në Libi, por vite më vonë pas një jete midis Europës dhe Afrikës, në fund të ‘98-ës familja e tij kishte vendosur të shpërnguleshin në Amerikë. Pavarësisht se nuk dinte mirë anglisht, i pasionuar pas hip-hopit, ai filloi menjëherë të aktivizohej në aktivitetet lokale të Bruklinit ku dhe vazhdonte studimet. Që në moshën dhjetëvjeçare u njoh me dashurinë e tij më të madhe – muzikën, falë vëllait të madh, i cili informoi Gashin me artistët e tij më të preferuar Biggie, Jay Z, DMX, Eminem. Shumë shpejt do të njihej në lagje si “The White Rapper” (reperi i bardhë) falë pjesëmarrjes në duelet “freestyle” ku gjithmonë shquhej për rimën e shpejtë dhe fjalët e forta.
Më pas, Gashi do të zhvendosej në Boston ku do të ndiqte studimet dhe do të aktivizohej në futboll. Aty do të takonte dhe bashkëpunëtorët e tij të ardhshëm duke bërë që zyrtarisht më 2009 t’i përkushtohej 100% muzikës. Dukej se kjo përzgjedhje ishte më se e saktë, pasi vetëm një vit më vonë blogjet dhe faqet e internetit kushtuar artistëve të rinj të hip-hopit shkruajnë pozitivisht për të dhe të gjithë mendojnë se Gashi ka një karrierë premtuese.
Kohë më parë, The Kid Gashi provoi pak nga shija e suksesit, teksa pati rastin të ndante skenën me disa reper të njohur të Nju Jorkut, midis të cilëve dhe Kanye West.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=fGffpgI11Ac

Lini një koment