Rita vë në provë guximin (Video)
Rita Ora e ka provuar “efektin e adrenalinës” duke u hedhur me parashutë nga aeroplani gjatë qëndrimit në Dubai.
Këngëtarja me origjinë shqiptare në aventurën e saj është ndihmuar nga një parashutist profesionist, i cili e ka mbajtur atë të lidhur për vete.
“Nëse nuk ia dal… Ju dua!”, ka thënë Rita e frikësuar para se të hidhej.
“Ishte gjëja më e bukur që kam bërë në jetë… Do ta bëj përsëri…”, deklaroi mes tjerash 22-vjeçarja kur arriti në tokë.