Kalo te lënda

Përmirësohet situata te Dheu i Bardhë dhe në Merdare

main_kolona_ne_merdare_-_4_nentor_2012_-_foto_nga_mergim_mucolli_(14)Është përmirësuar situata rreth pritjeve të gjata në dy vendkalimet kufitare “Dheu i Bardhë” dhe në Merdare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Radio Kosovës se për dy ditë rresht ka pasur kolona të gjata të pritjeve të mërgimtarëve, mirëpo që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, situata është përmirësuar dukshëm.

Sipas Kelanit, ka pritje vetëm derisa të kryhen procedurat e nevojshme për kalimin e kufirit. /rtk/

Lini një koment