Kalo te lënda

Përfundoi protesta në Gjakovë

f_0106114254705_mE plotësuar) – Ka përfunduar protesta afër Kishës Ortodokse në Gjakovë, e organizuar nga aktivistë të Vetëvendosjes dhe organizatës së “Thirrjet e nënave”.

 

Sipas Vetëvendosjes,  autobusi në të cilin udhëtonin zyrtarë serbë u largua nga Kisha Ortodokse nën përcjelljen e forcave të shumta të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, kujdesej për sigurinë e atyre që para 14 viteve, në Gjakovë, sikurse në të gjithë Kosovën, kanë kryer krime të mëdha të planeve për spastrim etnik të vendit tonë. Mbi 60 persona nga Gjakova janë ende të pagjetur; 1200 civilë nga Gjakova janë vrarë gjatë luftës së fundit; rreth 1000 gra gjakovare janë dhunuar; 6500 shtëpi dhe 715 lokale afariste dhe objekte të trashëgimisë kulturore në Gjakovë u shkatërruan. Shteti i Serbisë dhe kriminelët që kryen këto krime asnjëherë nuk janë dënuar. Duke i lejuar që të bëjnë vizita provokuese, këta kriminelë po rehabilitohen nga vetë Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare”, thuhet në një reagim të kësaj lëvizje.

 

——————————————————————————

(11.42) – Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me organizatën “Thirrjet e nënave” dhe qytetarë të tjerë të Gjakovës kanë protestuar sot kundër ardhjes se zyrtarëve serbë me rastin e festës se Krishtlindjeve, duke bllokuar Kishën Ortodokse në Gjakovë.

Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Adonis Tahiri, ka thënë se gjatë protestës ka ndërhyrë Policia e Kosovës duke arrestuar disa aktivistë. Sipas tij, të arrestuarit po mbahen në makinat e policisë.

“Policia i ka larguar rreth 20 metra protestuesit nga hyrja në oborrin e Kishës për t’ia mundësuar autobusit që ka ardhur nga Beogradi të hyjë në oborrin e Kishës. Protestuesit mbajnë në duar pankarta me emrat e kriminelëve serbë të luftës nga Komuna e Gjakovës, disa prej të cilëve gjinden tani brenda kishës”, ka thënë ai pë ORAinfo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjakovë, kanë përkrahur sot iniciativën e qytetarëve të Gjakovës dhe shoqatës “Thirrjet e Nënave” për protestë, kundër vizitës së kriminelëve serbë dhe delegacioneve të shtetit të Serbisë në Kishën Ortodokse, siç i kanë quajtur ata.

“Në Gjakovë, sikurse në të gjithë Kosovën, janë kryer krime të mëdha nga shteti i Serbisë në kuadër të planeve të tij për spastrim etnik të vendit tonë. Mbi 60 persona nga Gjakova janë ende të pagjetur; 1200 civilë nga Gjakova janë vrarë gjatë luftës së fundit; rreth 1000 gra gjakovare janë dhunuar; 6500 shtëpi dhe 715 lokale afariste dhe objekte të trashëgimisë kulturore në Gjakovë u shkatërruan.
Shteti i Serbisë dhe kriminelët që morën pjesë në këto krime asnjëherë nuk janë dënuar. Duke i lejuar që të bëjnë vizita provokuese, këta kriminelë po rehabilitohen nga vetë Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje. /Telegrafi/

Lini një koment