Kalo te lënda

Kushtetuta ende e mban mbikëqyrjen ndërkombëtare

f_0106091324770_mKushtetuta e Kosovës ka mbetur nën Pakon e Ahtisaarit, edhe pse më 10 shtator të vitit të kaluar Kosova e ka shpallur pavarësinë e plotë, duke e përmbyllur fazën e mbikëqyrjes nga prania civile ndërkombëtare.

Në dokumentin që paraqet aktin më të lartë juridik të shtetit ende figurojnë dispozitat përfundimtare dhe ato kalimtare, të cilat pos që i japin fuqi Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, tregojnë edhe rrugën e transicionit që duhet ta kalojë ky vend.

Kushdo që sot e shfleton Kushtetutën dhe i lexon sidomos dispozitat përfundimtare “mëson” gabim se:“Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë” , shkruan “ Koha Ditore”.

Në realitet nga 10 shtatori 2012, kur Grupi Ndërkombëtar Drejtues e ka shpallur të përfunduar fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë, krahas shtetit është pavarësuar edhe Kushtetuta. /Telegrafi/

Lini një koment