Kërkon intervenim urgjent të ndërkombëtarëve në Luginë
Ish-drejtuesi politik i UÇPMB-së dhe Lideri i LPD-së, Jonuz Musliu, ka kërkuar ndërhyrje ndërkombëare, madje uhstarake në Lugnën e Preshevës për shpëtuar qytetarët e Luginës nga kërcnimet serbe dhe para se të dal situata jashtë kontrolli.
“Situatën ashtu të tendosur edhe më e kanë tensionuar sot grupacione serbe të tubuar nga Vranja, Bujanovci e Presheva të cilët kanë kanë defiluar nëpër qytet, gjoja po festonin ‘Bozhiqin’ provokinin duke brohoritur parulla antishiptare, si ‘vdekje shqiptarëve’, ‘duam armë’, ‘shkoni në Shqipëri’ e parulla tjera fyese e thirrje për luftë…“ ka deklaruar Musliu në një intervistë për RTK, raporton “Presheva Jonë”.
Spas tij parullat e tilla nuk i kontribuojnë stabiliteti dhe ato tashmë janë të njohura edhe në kohë të mëhershme, që është një politikë e vjetër, trashigues e epokës së Milosheviqit, çka don të thotë se politika antishqiptare e regjimit të Beogradit nuk ka ndryshur në Luginën e Preshevës
“Ata dëshmorë tanë të UÇPMB-së që kanë rënë për liri, paqë dhe stabilitet si dhe bashkim me Kosovën, ne nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet gajaku i tyre“ ka theksuar ai.
Më tej ai ka thënë se është koha e bashkimit dhe vetidjsimit të shiptarëve në Luginë që të veprohet bashkërisht përballë kësaj situate të tensionuar.
“Në këtë drjetim do të kisha ftuar edhe Prishtinën dhe Tiranën të jenë krah për krah me shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës..Natyrsiht edhe faktori ndërkombëtarë interventojnë në rajon, sepse edhe ata kanë qene dëshmitarë të marrëveshjeve, amnistive gjatë dhe pas luftës së UÇPMB-së dhe i kanë borgj popullatës shqiptare në Luginë që të intervenojnë ushtarakisht për të mbajtur rendin dhe qetësinë para se të dal situata nga kontrolli”, ka përfunduar Musliu.