Fotografi e rrallë: Hashim Thaçi me kallashnikov në dorë
Kah mesi i tetorit, në Kuvendin e Kosovës ishte zhvilluar një debat i nxehtë ndërmjet Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe kryeministrit Hashim Thaçi, pasi që Konjufca e kishte lënë një flamur kombëtar në foltore ku kërkonte që të betohej kryeministri.
“Foltorja nuk është shportë e bërllokut. E lashë atë që ta vendosni dorën dhe të betoheshit që nuk do të ketë kurrfarë autonomie për veriun e Kosovës”, kishte thënë Konjufca.
Duke folur për betimin e UÇK-së të kryeministrit Thaçi, Konjufca kishte ironizuar me deputetin e PDK-së, Berat Buzhala.
“E keni bërë betimin, nuk e di, u mendova kënd me e pyet, mendova te pyes Berat Buzhelën, por sigurisht me duhet ta pyes deputetin Rexhep Selimi, sepse ai më se miri e di këtë punë”, ka vazhduar Konjufca.
Pas gati dy muajsh pas këtyre replikave, as Rexhep Selimi e as Hashim Thaçi nuk janë deklaruar për betimin e kryeministrit.
Në një fotografi të siguruar nga ORAinfo, kryeministri Hashim Thaçi shihet i uniformuar dhe me kallashnikov në dorë në fshatin Vuçak të Drenasit.
Në këtë fotografia që besohet së është shkrepur dikur në verën e vonshme të vitit 1998, bashkë me kryeministrin Thaçi është edhe Ferat Shala, ish drejtor i kombinatit metalurgjik “Trepça”. (ORAinfo)